Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

FBI në Kosovë, tregohet se çka u diskutua me shefin e Policisë!

 
   

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha ka pritur sot në një takim njoftues atasheun e ri ligjor të FBI-së, Brendan Collins, i cili mbulon Kosovën.

Sipas njoftimit të Policisë ai vepron nga Sofja e Bullgarisë.

Njoftimi i plotë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha ka pritur sot në një takim njoftues Atasheun e ri Ligjor të FBI-së, z. Brendan Collins, i cili mbulon Kosovën me seli në Sofje të Bullgarisë.

Në këtë vizitë, z. Collins ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të FBI-së nga Sofja dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Drejtori i Përgjithshëm e falënderoi z. Collins për vizitën e tij në Policinë e Kosovës dhe i uroi suksese në pozitën e re si Atashe Ligjor i FBI-së.

Gjatë takimit u diskutua për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe FBI-së.

Drejtori i Përgjithshëm deklaroi se ky bashkëpunim ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe ka prodhuar rezultate të prekshme në fushën e sigurisë. Ai shprehu gatishmërinë e tij për të forcuar më tej këtë partneritet në të ardhmen.

Theks i veçantë u vu mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera me interes të përbashkët.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të forcuar partneritetet ndërkombëtare në funksion të sigurisë së qytetarëve.