Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

FC Prishtina nënshkruan kontrata profesionale me Amar Ahmetin dhe Elod Grudën

FC Prishtina njofton se dy talentet e rinj, Elod Gruda dhe Amar Ahmeti, kanë nënshkruar kontrata profesionale me klubin.

 

Moneytizer Paragrafi 2

Të dy lojtarët kanë treguar potencialin e tyre në ekipin U19, i cili po kalon një sezon pozitiv, dhe shpesh janë grumbulluar edhe në listën e lojtarëve për ndeshje zyrtare. Nënshkrimi i kontratave profesionale është një njohje e meritave të tyre dhe një investim i rëndësishëm në të ardhmen e klubit, shkruan FC Prishtina, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky hap vjen në përputhje me strategjinë e FC Prishtinës për zhvillimin dhe promovimin e talenteve vendore, duke u dhënë mundësi të rinjve të rritur brenda akademisë që të bëhen pjesë aktive e projektit afatgjatë të klubit.Klubi mbetet i përkushtuar në krijimin e një strukture të qëndrueshme dhe konkurruese, me fokus të veçantë te lojtarët e rinj.

Moneytizer Paragrafi 4

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FCPrishtina (@fcprishtinaofficial)