Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fëmijët që gjetën portofolin dhe e dorëzuan në polici, merren me mirënjohje nga Osmani

Tre fëmijë nga Ferizaj, të mërkurën e gjetën një portofol me para dhe dokumente e të njëjtin e dorëzuan në polici.

Ndërkaq, sot në Ditën Botërore të Fëmijëve presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i priti ata në takim.

Moneytizer Paragrafi 2

Ajo tha se Diar, Anik dhe Rajana Terziu dhanë një shembull të jashtëzakonshëm ndershmërie.

“Ata gjetën një portofol me para dhe e dorëzuan në polici, duke treguar vlera të larta morale.

Moneytizer Paragrafi 4

Atyre ju ndava mirënjohje për aktin e ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke u shndërruar në shembull frymëzues për të gjithë fëmijët e vendit”, tha Osmani.