Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Ferid Agani: Aktakuza ndaj meje ishte qartazi politike, për eleminim politik

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka folur për herë të parë pasi është shpallur i pafajshëm.

Agani ka thënë se gjithë periudhën që është përballë me drejtësinë, e ka marrë si një proces që ndodh në politikë.

Ai ka thënë se e ka pas shumë të vështirë që të vazhdonte procesin e ligjërimit në universitet, meqë ndaj tij ishte ngritur aktakuzë.

“E njëjta gjë ka qenë edhe për gatishmërinë time për të dalë dhe për të kërkuar votën, në situatën kur shteti kishte ngritur dyshimet. Në këto dyjat kam pasur vështirësi të madhe për t’i tejkaluar”, ka thënë Agani.

E kam perceptuar si një sprovë”, ka shtuar tutje.

Agani ka folur edhe për reformën që kishte nisur në sistemin e shëndetësisë dhe se si ishte ngritur aktakuzë në fund të mandatit të tij si ministër.

Agani ka thënë se aktakuza ndaj tij ka qenë qartazi me motive politike dhe për eliminim politik.

Related posts
Lajme

“Edhe e pranuat Asociacionin edhe na prishët me amerikanët” – Kërquki gozhdon Mujën e VV’së

Lajme

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset

Lajme

Fletarresti ndaj Radoiçiqit, njohësit vlerësojnë se kjo do të ndikojë në sigurinë rajonit

Lajme

Zeka: Liridona ia ka treguar Behgjet Pacollit problemet që kishte me Naimin