Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Festë e madhe në Mitrovicë: Kurti feston me plis fitoren e padiskutueshme të Faton Pecit

 
   

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është parë me plis në kokë në festën e kësaj partie në Mitrovicë.

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar festë sonte për fitoren e kandidatit të kësaj partie Faton Peci.

Kurti është pritur me thirrje e plotë entuziazëm në skenën e festës nga partia e tij.

Kandidati i VV-së Faton Peci, prin nga numërimi i rezultateve preliminare të KQZ-së në garën për raundin e dytë për kryetar të komunës.

Ai ka marrë 53.53 për qind ose 17.542 vota. Arian Tahiri nga PDK-ja ka marrë 46.47 për qind ose 15 mijë e 228 vota.

KQZ ka numëruar 103 nga gjithsej 105 vendvotime në Mitrovicën e Jugut.