Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fetoshi: 11 Shtatori përgjegjësi për vigjilencë e veprim, jo vetëm përkujtim

 
   

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride, Arben Fetoshi, ka përkujtuar sot 24-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona dhe që ndryshuan përgjithmonë historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Fetoshi, tha se kjo ditë është simbol i nderimit për viktimat dhe i rezistencës kundër terrorizmit, duke theksuar se liria mund të lëndohet, ndërsa siguria kërkon forcë, urtësi dhe solidaritet të përditshëm.

“Sot, 24 vjet pas, kërcënimet janë bërë më të përhapura e më të sofistikuara. Terrorizmi shoqërohet me taktika hibride:  dezinformim, për të manipuluar opinionin publik; radikalizim online, për të nxitur tensione e mobilizim; sulme kibernetike, për të shkaktuar dëm e pasiguri;- ndërhyrje në zgjedhje, për ta minuar demokracinë”, ka shkruar Fetoshi.

Prandaj, thotë Fetoshi, 11 Shtatori duhet të na bashkojë, jo thjesht si nderim dhe përkujtim, por si përgjegjësi, vigjilencë dhe veprim.