Aktuale

FIFA ndryshon rregullat, risitë do të aplikohen që në fazën finale të Kupës së Botës

Është tepër e vështirë të vësh dorë në kodin e ligjeve të këtij sporti. Futbolli jo më kot është sport i vjetër, të paktën me një shekull e gjysmë jetë, dhe tradita bëhet gjithnjë e më e paprekshme, por gjithsesi shenjtëria herë pas here sfidohet.

Këtë ka bërë FIFA që ka vendosur të ndryshojë disa rregulla bazë me synim për të fituar kohë efektive, dhe zbatimi i tyre do të nisë që në fazën finale të këtij Botërori.

Njëri prej tyre lidhet me rivëniet anësore, e cila duhet të kryhet për 5 sekonda. Nëse kjo nuk ndodh, rivënia i kalon ekipit kundërshtar.

Zëvendësimi ka qenë gjithmonë një mënyrë shumë e përdorur për të fituar kohë, apo më saktë për ta shpërdoruar atë.

Tashmë, FIFA nuk lejon më shumë se 10 sekonda për t’u bërë rokada e lojtarëve, në të kundërt, ai që duhet të hyjë në fushë do të duhet të presë edhe 1 minutë më shumë.

Kohë humbet shpejt me dëmtimet dhe ndihmën mjekësore në terren, dhe sipas vendinmit të ri të FIFA-s, çdo futbollist i tillë duhet të dalë nga fusha të paktën një minutë përpara sesa të hyjë sërish për të luajtur, gjithnjë nëse kjo ndodh.

Së fundmi, i është dhënë plotfuqi VAR-it për të shqyrtuar kartonët e dytë të verdhë që sjellin të kuqin, si dhe vendimet për goditjet nga këndi, gjithnjë nëse vendimet nga ana e arbitrit cilësohen gabim i qartë dhe i dukshëm.

Të Ngjashme