Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Për herë të parë pas konstituimit, është mbledhur Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës, ku tashmë ka nisur diskutimi mbi temat kryesore të ditës.

Sipas numrit të komisioneve dhe formulës për ndarjen e vendeve bazuar në zgjedhjet për Kuvend, në rast se AAK-ja dhe Nisma formojnë grup parlamentar, Vetëvendosje do të udhëheqë me 6 komisione, PDK-ja me 3, LDK-ja me 2, ndërsa AAK-ja dhe komunitetet me nga një komision secila.

Moneytizer Paragrafi 2

Megjithatë, funksionalizimi i këtyre komisioneve para formimit të qeverisë së re është cilësuar si veprim jashtë rregullave dhe praktikës parlamentare.

Gjithashtu, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe miratimi i buxheteve komunale për vitin 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin-Potokut.

Moneytizer Paragrafi 4