Lajme

Fillon “Nata e Zjarreve” në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së.

Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të Epopesë.

Qindra njerëz janë mbledhur në këtë ceremoni për të nderuar komandantin legjendar, Adem Jashari.

“Nata e Zjarreve” shënon ditën e tretë dhe të fundit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke simbolizuar qëndresën treditore të Familjes Jashari përballë forcave serbe në mars të vitit 1998.

Të Ngjashme