Lajme

Fillon raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi

Negociatorët ukrainas dhe rusë kanë filluar një raund të dytë bisedimesh paqeje të udhëhequra nga SHBA-të në Abu Dhabi, ndërsa Uashingtoni kërkon një rrugë për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare në Ukrainë .

Rustem Umerov, shefi i këshillit të sigurisë kombëtare të Ukrainës dhe negociatori kryesor , ka konfirmuar në një postim në Facebook se bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-të midis zyrtarëve ukrainas dhe rusë në Abu Dhabi kanë filluar.

Deklarata e tij nuk zbulon shumë, por ai thotë se Ukraina po punon drejt arritjes së një “paqeje dinjitoze dhe të qëndrueshme” .

“Procesi i negociatave filloi në një format trepalësh – Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Më pas vjen puna në grupe të ndara sipas fushave, pas së cilës është planifikuar një sinkronizim i përbashkët i qëndrimeve”, tha Umerov.

Perspektivat për një marrëveshje paqeje mbeten të paqarta deri sa shumë çështje komplekse mbesin të pazgjidhura, kryesisht ato që kanë të bëjnë me territorin dhe sigurinë.

Moska ka thënë se nuk do të tolerojë trupat evropiane në tokën ukrainase, një kusht që Kievi e sheh si thelbësor për garanci të besueshme sigurie.

Duke folur para parlamentit të Ukrainës të martën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleatët evropianë ishin zotuar të vendosnin forca në Ukrainë sapo të arrihej një marrëveshje – një propozim që Rusia deri më tani e ka refuzuar kategorikisht./teve1.info

Të Ngjashme