Lajme

Fillon raundi i dytë i negociatave bërthamore mes SHBA-së dhe Iranit në Gjenevë

Raundi i dytë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit, që ka për synim zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi programin nuklear të Teheranit, ka filluar në qytetin zviceran të Gjenevës, raporton BBC.

Diskutimet indirekte vinë pas kërcënimeve të vazhdueshme të SHBA-së ndaj Iranit në lidhje me shtypjen e protestave antiqeveritare dhe mosmarrëveshjeve të vazhdueshme në lidhje me programin e saj nuklear.

Delegacioni iranian, i udhëhequr nga Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, mbërriti në vendin e negociatave në Gjenevë, i ndjekur nga delegacioni amerikan.

Delegacioni amerikan kryesohet nga i dërguari amerikan Steve Witkoff dhe këshilltari i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, shkruan Anadolu.

Më herët të martën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, tha se fokusi i këtij raundi të ri bisedimesh të tërthorta bërthamore midis Teheranit dhe Uashingtonit do të jetë çështja bërthamore.

Baghaei vuri në dukje gjithashtu se Araghchi zhvilloi bisedime me Drejtorin e Përgjithshëm të IAEA-së, Rafael Grossi, të hënën, ku diskutuan çështje teknike që lidhen me dosjen bërthamore të Iranit.

Në prag të bisedimeve, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të përfshihet “indirekt” në negociatat indirekte me Iranin në Gjenevë.

Të Ngjashme