Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fishkëllima kundër himnit shqiptar! Bahri Cani shpërthen: Paturpësi e madhe!

 
   

Gazetari Bahri Cani ka reaguar pas sjelljes fyese të tifozëve serbë gjatë ekzekutimit të himnit shqiptar në Leskovc.

Paturpësi vërtet, të mos them diçka tjetër – himni shqiptar kumbon në Leskovc, ndërsa shumica dërmuese fishkëllojnë dhe bërtasin kundër,” shkruan Cani në reagimin e tij.

Cani gjithashtu vuri në dukje se disa televizione gjermane transmetuan drejtpërdrejt ndeshjen, duke nënvizuar se vëmendja nuk ishte vetëm për arsye sportive.

Postimi i plotë:

Paturpësi vërtet, të mos them diçka tjetër: himni shqiptar kumbon në Leskovc ndërsa shumica dërmuese e shikuesve fishkëllojnë dhe bërtasin kundër. Hajde djema…Respekt jo racizëm, po thonë këta fëmijët, por kujt ti flasin!

Edhe diçka, disa televizione sportive në Gjermani paskan vendosur të transmetojnë drejtpërdrejt këtë ndeshje, që shihet se çfarë vëmendje i kushtohet. Jo vetëm për shkak të kualitetit me siguri.