Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë kundër popullit.
Pacolli ka thënë se LDK para disa muajve ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për caktimin e çmimeve tavan, dhe sipas saj kjo ishte rezultat që çmimet e produkteve ushqimore të rriten.
Nga ana tjetër, ajo ka thënë se sot PDK-ja ka dërguar në Kushtetuese vendimin e Kryetarit të Kuvendit për seancën që është mbajtur javën e kaluar, që sipas Pacollit kanë kaluar vendime të rëndësishme.
Postimi i plotë:
LDK dhe PDK janë kundër popullit.
LDK-ja, para disa muajve e ka dorëzuar në Kushtetuese Ligjin për caktimin e çmimeve tavan e si rezultat çmimet e produkteve ushqimore vazhduan të rriten.
Sot, PDK e paska dërguar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Kryetarit të Kuvendit për seancën që mbajtëm javën e kaluar ku kaluan vendime të rëndësishme.
Disa nga projektligjet që u miratuan e që direkt ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve
Projektligji për çmimin e produkteve medicinale – përmes së cilit ndalohet abuzimi me çmimet e barnave.
Projektligji për proceduren përmbarimore – përmbaruesi nuk mund të rrezikojë më minimumin jetik të qytetarit.
Projektligji për procedurat e caktimit të pagës minimale nga kjo përfitojnë
mbi 100 mijë punëtorë në sektorin privat që aktualisht punojnë për pagë nën 264 euro;
mbi 380 mijë të punësuar të cilët marrin më shumë pagë neto sepse hiqet tatimi për 250 eurot e para të pagës.