Aktuale

Fjolla Morina i jep fund lidhjes me të dashurin e ri! Çfarë u bë shkak për ndarjen e këngëtares

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka vendosur të përfundojë lidhjen e saj pas aventurës së fundit në një “reality show” në Kosovë.

Fjolla Morina (2)

Fjolla, e cila u bë pjesë e edicionit të katërt të programit “Big Brother Vip Kosova”, u tërhoq më pas nga shtëpia e famshme për shkak të mirëqenies së shëndetit mendor, por duket se kjo eksperiencë solli edhe një fund të marrëdhënies së saj personale.

Fjolla dhe i dashuri i saj i kanë ndarë rrugët, duke vendosur të ecin veç e veç pas përvojës në “reality show”. Lidhja e tyre duket se nuk arriti të mbijetojë pas periudhës intensive brenda shtëpisë dhe pas vëmendjes së madhe publike që e shoqëroi pjesëmarrjen e saj

fjolla morina

Ky zhvillim vjen pak kohë pasi këngëtarja u përball me sfida të shëndetit mendor, të cilat e detyruan të largohej nga BBVK 4, duke lënë pas jo vetëm lojën, por edhe lidhjen personale që kishte jashtë shtëpisë. Fansat e saj presin që Fjolla të fokusohet tani te karriera dhe projekte të reja muzikore.

fjolla morina i dashuri i ri

Vetëm pak muaj më parë, ajo ka shpërndarë dy fotografi në “Instagram”, përmes të cilave ka zbuluar personin që i ka rrëmbyer zemrën.

“Dashuria ime”, ka shkruar Fjolla në mbishkrimin e fotove, duke treguar kështu lumturinë që ndjen pranë partnerit të saj.

fjolla morina

Megjithëse këngëtarja nuk ka zbuluar emrin apo identitetin e të dashurit të saj, ndjekësit nuk kanë munguar me urime për lidhjen e re dhe i kanë shprehur mbështetje dhe gëzim për këtë kapitull të ri në jetën e saj personale.

Por kur kanë kaluar vetëm pak muaj, dyshja duket se i ka dhënë fund kësaj romance./Panorama Plus

Fjolla Morina (1)Fjolla Morina (1)Fjolla Morina (2)@fjollaamorinastorefjolla morina2fjolla morina1fjolla morina

Të Ngjashme