Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Flet drejtori i Kirurgjisë Torakale për gjendjen e policit të plagosur: I është hequr predha, ka gjendje stabile

Nazmi Kolgeci, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale në QKUK, i kontaktuar nga Gazeta Express ka folur për gjendjen shëndetësore të policit që mbeti i plagosur nga arma e zjarrit në orët e para të ditës së sotme, në Veri te vendit.

Doktor Kolgeci konfirmoi se polici në fjalë i është nënshtruar një intervenimi dhe të njëjtit i është larguar predha metalike.

Po ashtu konfirmon se polici i plagosur është në gjendje shëndetësore stabile.

“Sot në orët e hershme të mëngjësit e kemi pranu një pacient, i cili është pjesëtar i Policisë së Kosovës, i njëjti ka pasur lëndim me armë të zjarrit. Lëndimi është në regjionin e krahut të majtë, intervenimi është bë në Kirurgjinë Torakale. Është bërë heqja e predhës, gjenjda e pacientit është stabile, e ka një lëndim edhe në këmbën e djathtë nga arma e zjarrit”, tha Kolgeci

Ai tha se polici po mbahet në klinikë për t’iu përcjellë gjendja nga afër.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ndodhi sot në fshatin Banjskë të Leposaviqit, aty u vra një polic dhe u plagos një tjetër. Po ashtu një polic tjetër mbeti i lënduar./Express