Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Flet vëllai i Nezir Mehmetajt pas lirimit nga burgu serb

 
   

Nezir Mehmetaj nga fshati Rudicë i Klinës është liruar nga burgu në Serbi, ku po mbahej që nga viti 2020.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Valon Mehmetaj, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohje ndaj të gjithë atyre që e kanë mbështetur familjen gjatë këtyre viteve të vështira.

“Faleminderit të gjithëve që keni ndarë me ne këtë moment kaq të veçantë! Urimet tuaja të ngrohta dhe fjalët mbështetëse na kanë dhënë forcë dhe gëzim në këtë kohë të rëndësishme.

Vëllai im është liruar nga burgu, dhe ne jemi të lumtur që ai më në fund është kthyer në shtëpi. Kjo është një fillim i ri për të gjithë ne, dhe ne besojmë në një të ardhme më të mirë.

Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen tuaj dhe për dashurinë që na keni treguar. Çdo fjalë dhe çdo urim ka qenë i çmuar për ne”, ka shkruar Valon Mehmetaj.

Nezir Mehmetaj ishte arrestuar nga policia serbe në pikën kufitare të Merdarës në janar të vitit 2020, nën dyshimet për përfshirje në krime lufte gjatë vitit 1999 në fshatin e tij të lindjes, Rudicë.