1
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe kryetar i Degës së Dytë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, ka shprehur falënderime për mbështetjen e qytetarëve të Qytetit të Vjetër ndaj LDK-së dhe kandidatit Përparim Rama në zgjedhjet e fundit.
Në një postim publik, Dushi u shpreh mirënjohës për “besimin, përkushtimin dhe çdo votë të dhënë për LDK-në dhe Përparim Ramën”, duke theksuar se Dega e Dytë ka dëshmuar sërish stabilitet dhe epërsi ndaj rivalëve politikë.
Moneytizer Paragrafi 2
“Ky rezultat është dëshmi e organizimit, punës dhe vizionit për një Prishtinë që zhvillohet me vepra, jo me fjalë,” tha Dushi, duke shtuar se mbështetja e qytetarëve është një mesazh i qartë se “përkushtimi dhe përgjegjësia vlejnë më shumë se çdo slogan apo emër i përkohshëm”.
Ai falënderoi kryesinë e degës, aktivistët, shtabin zgjedhor, vëzhguesit dhe kandidatët për Asamble Komunale, duke i cilësuar si “forcën më të organizuar, më të përkushtuar dhe më të besueshme në Prishtinë”.
Moneytizer Paragrafi 4
Dushi paralajmëroi gjithashtu një analizë të brendshme për fushatën zgjedhore, me qëllim përmirësimin dhe forcimin e mëtejshëm të strukturave të partisë.
“Ky reflektim është i domosdoshëm nëse duam që çdo fitore e ardhshme të jetë edhe më e madhe dhe më e qëndrueshme,” u shpreh ai.
Në përmbyllje, Dushi theksoi se Dega e Dytë e LDK-së do të mbetet “garancia e stabilitetit politik dhe elektoral në Prishtinë – zëri i qytetarisë, maturisë dhe përgjegjësisë që ky qytet meriton”.
Artikull i sponzorizuar