1
Në prag të zgjedhjeve…
Uniteti, bashkëveprimi, fryma e sinqertë ekipore, synimet dhe platforma e qartë, besimi, ndërtimi i vijave të qarta ndarëse programore me partitë e majta populiste, ruajtja e frymës nacional-demokratike e properëndimore, janë thelbësore dhe do t’i garantojnë LDK-së rikthimin e saj të madh duke triumfuar me besim e vendosmëri mbi popullizmin dhe mashtrimin.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e Presidentit Rugova, si forcë politike themeluese e shtetit të pavarur e sovran, me vizionin dhe angazhimin e saj, me vlerat e orientimet themelore, për rrugën përpara së bashku, për të ardhmen e ndritshme, duhet ta ndalë degradimin dhe rrezikimin e mëtutjeshëm të shtetit tonë, Republikës së Kosovës, për të cilën duhet ta kthejmë besimin dhe shpresën, duke e shndërruar në një vend modern europian në të cilin duan të jetojnë të gjithë, në mirëqenie dhe me dinjitet.
#LDK✌️

