1
Përfundohet projekti i këndit të lojërave në institucionin parashkollor “Yllkat” – simbol i miqësisë Kosovë–Turqi.
Florian Dushi shkruan : ” Sot, në emër të Kryeqytetit bashkë edhe me ambasadorin e Ambasadës së Republikës së Turqisë dhe kryetarin Agjencisë TİKA, shënuam përfundimin e një projekti shumë të bukur — ndërtimin e këndit të lojërave në institucionin parashkollor “Yllkat”.
Ky është një investim që i sjell gëzim dhe zhvillim fëmijëve tanë, por edhe një dëshmi e miqësisë së sinqertë midis popullit të Kosovës dhe atij turk.
TİKA, që nga viti 2004, ka qenë një partnere e rëndësishme në zhvillimin e vendit tonë – nga arsimi e shëndetësia deri te trashëgimia kulturore.
Faleminderit për mbështetjen, përkushtimin dhe kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e Kosovës.
Kjo miqësi është një vlerë që do ta ruajmë gjithmonë me respekt e mirënjohje. 💙”.
Moneytizer Paragrafi 2
Moneytizer Paragrafi 4

