Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Florian Dushi tregon për mobilizimin në Degën e Dytë në Prishtinë: Abdixhiku dhe Rama takohen me strukturat lokale

Në Degën e Dytë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë u zhvillua një takim me pjesëmarrjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarit të kryeqytetit, njëherësh kandidat për mandatin e radhës, Përparim Rama. Ngjarja është bërë e ditur nga nënkryetari i Prishtinës, Florian Dushi, i cili ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, Dushi shkruan:

MGID Paragrafi 2

“Sonte, në Degën e Dytë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, patëm kënaqësinë të presim Kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, si dhe Kryetarin e Kryeqytetit dhe kandidatin për Kryetar në zgjedhjet e 12 tetorit, z. Përparim Rama.

Moneytizer Paragrafi 4

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe mobilizuese, ku strukturat shprehën gatishmërinë dhe vendosmërinë për të dhënë maksimumin në këtë garë zgjedhore. Dega jonë është e bashkuar dhe e përkushtuar për fitoren e Përparim Ramës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.”

Artikull i sponzorizuar