
Në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës po raportohet fluks i shtuar i qarkullimit të automjeteve, sidomos në dalje nga vendi.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara më 5 gusht 2025 në orën 20:18, pritjet më të gjata regjistrohen në pikën kufitare Muçibabë, ku qytetarët duhet të presin deri në 2 orë (120 minuta) për të dalë nga Kosova.
Edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë raportuar kolona të gjata, me pritje deri në 40 minuta në dalje dhe kolonë rreth 300 metra.
Në detaje:
Muçibabë: Hyrje – 20 minuta, dalje – 120 minuta, Kolonë në dalje – 700 metra
Dheu i Bardhë: Hyrje – 20 minuta, dalje – 40 minuta, Kolonë në dalje – 300 metra
Jarinje: Hyrje – 15–20 minuta, dalje – 5 minuta
Vërmicë: Hyrje – 5–10 minuta, dalje – 3–5 minuta
Në të gjitha pikat tjera kufitare, pritjet për automjete janë më të shkurtra dhe variojnë mes 3–5 minutash, ndërsa për kamionë situata është e qetë, me kohë pritjeje minimale pa kolona të evidentuara.
Autoritetet apelojnë qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh kohën e pritjes, sidomos në pikat me fluks më të madh.