Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fluksi i automjeteve, në këto pika të kalimeve kufitare ka pritje më të gjata

 
   

Kolonat me automjete të qytetarëve në hyrje-dalje të pikave të kalimeve kufitare të vendit vazhdon të jetë i ngarkuar në orët e mbrëmjes.

Sipas gjendjes së orës 21:56, pritjet më të gjata janë në dalje të pikës kufitare Muçibabë – deri në njëzet minuta, me kolona të automjeteve dyqind metra, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare pritjet janë tre deri në pesë minuta dhe nuk ka kolona, raporton KosovaPress.

Te Dheu i Bardhë kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është pesëdhjetë metra e gjatë dhe pritjet janë dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë po ashtu dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta dhe nuk ka kolona të automjeteve, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Merdarë, ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është pesëdhjetë metra e gjatë, me pritjet e qytetarëve deri në gjysmë ore, teksa në hyrje nuk ka kolona të automjeteve dhe pritjet janë tre deri në pesë minuta.