Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fluturaket “Puma” janë një kapacitet tjetër i nevojshëm në fushën e sistemeve ajrore pa pilot

 
   

Forca e Sigurisë së Kosovës tani ka në dispozicion fluturaket pa pilot “Puma”, të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka nënvizuar se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara, në fushën e mbrojtjes po thellohet.

Ministria e Mbrojtjes e ka konfirmuar se blerja e këtyre fluturakeve është bërë përmes programit shtet më shtet, ndërkohë që pagesa për këtë sistem është realizuar në vitin 2021.

Krahas fluturakeve tjera, këto fluturake janë një kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të Forcës së Sigurisë, në fushën e sistemeve ajrore pa pilot.

Po cilat janë specifikat e këtyre fluturakeve:

Specifikat e fluturakeve RQ-20 PUMA LE

Sipas kompanisë që i prodhon dronët RQ-20 Puma LE,

Shpejtësia e tyre është nga 46-76 kilometra në orë.

Ngarkesa që mund të bartin është deri në 2.5 kilogramë.

Fluturaket “PUMA” mund të fluturojnë 3.200 metra mbi nivelin e detit dhe mund të qëndrojnë në ajër afër 6 orë.

Rrezja e veprimit e këtyre fluturakeve është nga 20 deri në 60 kilometra.

Gjerësia e krahëve është deri në 4.6 metra dhe gjatësia është 2.2 metra.

Fluturaket mund të lëshohen me dorë apo edhe nga automjetet.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka nënvizuar se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara, në fushën e mbrojtjes po thellohet dhe zgjerohet vazhdimisht duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë sonë si dhe në arritjen e interesave të përbashkëta të të dyja vendeve.

Ndonëse nuk dihet ende për sa fluturake pa pilot bëhet fjalë, raportimet e mëhershme të medieve amerikane, thonë se Kosova ka porositur 40 njësi të këtyre fluturakeve dhe vlera e tyre është 11.1 milionë dollarë apo 215 mijë për njësi.