Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Fol me Sllobën…”, Gërvalla rikthen përgjimin e Thaçit dhe Grabovcit: Një rikujtim si bëheshin koalicionet në të kaluarën!

 
   

“… fol me Slloben nesër thuj duhet me kanë krejt thuj. Edhe thirre qetash, Edhe thirre edhe Mahirin me kanë nesër tan thuj mrena”.

Kjo është një deklaratë e marrë nga një përgjim mes Hashim Thaçit dhe Adem Grabovcit, që tregon se si arrini partitë në të kaluarën të krijonin koalicionet e tyre, duke përfshi edhe Listën Serbe.

E këtë përgjim, së fundi e ka publikuar ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Këtë e ka publikuar siç thotë ajo, si një “rikujtim për të gjithë ata që kanë harruar se si bëheshin koalicionet në të kaluarën”, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Fol me Sllobën

Një ndihmë e vogël për të kuptuar arsyet e vërteta të bllokadës në Kuvend.

Një rikujtim për të gjithë ata që kanë harruar si bëheshin koalicionet në të kaluarën.

Një zotim që kjo praktikë e së kaluarës nuk kthehet më.