Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Forcat Ajrore Shqiptare dhe ato amerikane bashkohen në një stërvitje

Forcat Ajrore Shqiptare kanë zhvilluar sot një stërvitje të përbashkët me 106th Rescue Wing të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, e fokusuar në furnizimin e shpejtë dhe efikas në kushte operacionale.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, e cila thekson se kjo stërvitje është pjesë e bashkëpunimit të ngushtë strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sipas njoftimit zyrtar, aktiviteti synon rritjen e aftësive operacionale të trupave, përmirësimin e reagimit të menjëhershëm në situata krize, si dhe forcimin e ndërveprimit dhe koordinimit me aleatët në terren.

“Partneriteti i ngushtë me Shtetet e Bashkuara hap mundësi të reja për përgatitjen operacionale të Forcave të Armatosura, garanton reagim të shpejtë në kohë krize dhe rrit ndërveprimin me forcat aleate”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.