Forcat izraelite arrestuan të paktën 130 persona në një kampanjë të gjerë arresti përgjatë Bregut Perëndimor, ka thënë të mërkurën një grup që merret me çështjet e të burgosurve.
Kampanja ka mbuluar shumicën e gurvernatorateve të Bregut Perëndimor, me një fokus më të madh në pjesën e veriut, tha deklarata e cituar nga Anadolu.
Dy gra dhe një fëmijë ishin në mesin e të arrestuarve. Shumë palestinezë u morën në pyetje në vend dhe më vonë u liruan, ndërsa të tjerë u morën në paraburgim, shtoi grupi.
Forcat izraelite kanë intensifikuar arrestimet dhe marrjen në pyetje në terren që nga fillimi i vitit, me një ritëm të paparë pas luftës në Gaza, tha grupi, duke e përshkruar fushatën si pjesë të një politike ndëshkimi kolektiv që synon segmente të gjera të shoqërisë palestineze.
Thuhet se trupat i detyrojnë rregullisht banorët të dalin nga shtëpitë e tyre gjatë bastisjeve, kryejnë dëmtime të pronës dhe kërcënime, si dhe kryejnë marrje në pyetje jashtë në kushte të motit të ftohtë.
Më shumë se 21,000 raste arrestimesh janë regjistruar në Bregun Perëndimor që nga tetori i vitit 2023, me forcat izraelite që kryejnë bastisje pothuajse të përditshme në territorin e pushtuar, tha grupi.
Sipas shifrave palestineze, forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm kanë vrarë të paktën 1,109 palestinezë në Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor, dhe kanë plagosur gati 11,000 të tjerë që nga tetori i vitit 2023.
