Ushtria izraelite ka vrarë një të mitur palestinez në pjesen veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Në një deklaratë nga Autoriteti i Përgjithshëm i Çështjeve Civile i Palestinës, thuhet se 16-vjeçari, Muhammad Iyad Abahra u qëllua të shtunën vonë, ku më pastaj ushtria izraelite mbajti trupin e tij, praktikë kjo tashmë e përhershme e ushtrisë izraelite.
Forcat izraelite bastisën Silah al-Harithiya të shtunën vonë, duke qëlluar me plumba të vërtetë dhe duke përdorur granata tymuese ndaj palestinezëve, tha agjencia zyrtare e lajmeve Wafa.
Forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm kanë vrarë të paktën 1,093 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Jerusalemin Lindor, kanë plagosur gati 11,000 dhe kanë arrestuar rreth 21,000 që nga tetori i vitit 2023, sipas shifrave palestineze.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka shpallur të paligjshëm pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli dhe ka kërkuar që të evakuohen vendbanimet në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

