Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve (ZRA) dhe prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, priti në takim përfaqësuesen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, Jasna Pekiq.
Gjatë takimit u diskutuan çështje me rëndësi në fushën e rikthimit të aseteve, duke përfshirë avancimin e infrastrukturës ligjore, shkëmbimin e përvojave praktike ndërmjet zyrave për asete të Ballkanit Perëndimor, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Po ashtu, u shqyrtua mundësia e organizimit të një vizite studimore në një nga zyrat për rikthimin e aseteve në shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të mësuar nga praktikat më të mira në rajon.
Hyseni e falënderoi Pekiq për mbështetjen dhe angazhimin e OKBK-së, ndërsa të dyja palët u shprehën të gatshme që takimet dhe koordinimi të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me synim arritjen e rezultateve konkrete në këtë fushë.
