Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

FOTO/Dj Geek dhe Keisi Medini ‘kapen mat’ në praninë e njëri-tjetrit?!

Një nga lidhjet më të komentuara të showbiz-it tonë ka qenë padyshim ajo e Dafina Zeqirit dhe Dj Geek. Pas ndarjes së dyshes, Dafina u përfol kudo në media se ka nisur një romancë të re. Kudo po qarkullojnë pamjet ku shihen Dafina me të dashurin e saj të ri të fotografuar në Prishtinë. Mes tyre nuk mungojnë as momentet pasionante, si prekjet dhe përqafimet.

E mesa duket jo vetëm për Dafinën, por edhe për Dj Geek po përflitet se ka nisur një jetë të re dhe partnerja që spekulohet të jetë është ish- banorja e ‘BBV 2’, Keisi Medini. Dyshimet fillimisht nisën pasi dyshja u panë së bashku në një club të Prishtinës.

E Prive pak orë më parë ka publikuar disa foto ‘paparazzi’ ku edhe pse nuk duken me portret, personat në foto kanë ngjashmëri shumë të madhe me Geek dhe Keisin, të cilët duket se po kalojnë pushimet verore së bashku.

Ende nuk mund të flasim me siguri pasi fotot nuk tregojnë gjithçka qartësisht, por na mbetet të presim nëse do të kemi një konfirmim nga dyshja.