Aktuale

FOTO/ Gazment Bardhi ndan momente nga protesta e opozitës dhe falënderon qytetarët: Reagimin dinjitoz, si qytetarë të lirë!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka ndarë momente nga protesta e tretë kombëtare që PD mbajti mbrëmjen e djeshme, 10 shkurt para kryeministrisë.

protesta e pd 10 shkurt (1)

Bardhi ka falënderuar të gjithë qytetarë që kanë qenë pjesë e protestës, ndërsa e ka cilësuar reagimin e tyre dinjitoz dhe si qytetarë të lirë.

“Shqipëria që reagon! 🇦🇱 Faleminderit me ❤️ për pjesëmarrjen masive dhe reagimin dinjitoz, si qytetarë të lirë”, ka shkruar ai krahas një fotoalbumi me momente nga protesta.

protesta e pd 10 shkurt (4)

Kujtojmë se ndryshe nga protesta e 24 janarit, tensionet këtë herë ishin më të forta dhe rezistenca më e gjatë. Prej orës 17:00, mbështetësit e opozitës u grumbulluan përpara Kryeministrisë në pritje të fjalimeve dhe nisjes së protestes.

Kulmi i saj u shënua me fjalën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha,i cili e cilësoi situatën politike si “momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit”. Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij për vijimin e protestave deri në largimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe rrëzimin e qeverisë “Rama”.

protesta e pd 10 shkurt (9)

Fill pas fjalës së tij, drejt godinës së Kryeministrisë u hodhën molotovë dhe mjete piroteknike. Protestuesit u përplasën me forcat e policisë, të cilat ndërhynë për të neutralizuar situatën.

protesta 10 shkurt

Përplasjet u intensifikuan më pas pranë Kuvendit te Shqipërisë, ku përveç molotovëve dhe përplasjeve fizike u përdor edhe gaz lotsjellës si kundërpërgjigje nga forcat e policisë.

Sipas autoriteteve, 16 efektivë policie mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, si pasojë e djegieve nga molotovët. Në Spitalin e Traumës përfundoi edhe deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, i cili u plagos gjatë përplasjeve.

protesta e pd 10 shkurt (8)protesta e pd 10 shkurt (7)protesta e pd 10 shkurt (5)protesta e pd 10 shkurt (3)

Të Ngjashme