Aktuale

FOTO/ “Janë tokat tona, po na i tjetërsojnë”- Policia i thërret për hetime, banorët e Imshtit protestojnë para Komisariatit Lushnjë: Po shkelet ligji, janë brenda argjinaturës!

Tjetërsimi i tokave ka hedhur në protestë banorët e fshatit Imshtë të Njësisë Bubullimë të Lushnjës, pasi pronat e tyre janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga një pretendues i tyre, për më tepër që ndodhen në brendësi të argjinaturës së zonës.

banoret lushnje

Për shkak të kundërshtimeve të tyre, Policia i ka thirrur sot në Komisariat, ndërsa shumë të tjerë kanë shkuar para policisë lokale për të mbështetur sot (10 shkurt), ata që janë thirrur për hetime.

banori lushnje3

Mësohet se pasi kanë kundërshtuar pretenduesin e tokës së blerë në brendësi të argjinaturës, policia i ka thirrur për deklaratë.

Banorët e Imshtës thonë se “nuk lejojnë që tokat që ata i punojnë prej vitesh të tjetërsohen”.

Sipas banorëve ligji nuk lejon tjetërsimin e tokave brenda argjinaturës.

“Sipas hartës janë anash lumit dhe i përket fshatit. Nuk ka pasur asnjë zënie e sherr, asnjë sherr nuk ka pasur kur u ndanë, ushqehen fëmijët, mbillet gruri dhe mbahen kalamajtë. Ti mbjell grurin, ata shkojnë e shkelin me këmbë, veçse tani na thërresin këtu pse i mbrojmë. Na i thërresin këtu çunat, janë djem të me edukatë, të vuajtur e punëtorë. Argjinaturën e kemi mirëmbajtur vetë, se në vendet e tjera janë përmbyt. Tani na vjen ky dhe do tokën, ku e gjen? Nuk ka asnjë dokument. Ai thotë se ka dhënë lekë! Kujt ia ka dhënë lekët ai? Lumit?!”, rrëfen një nga banorët për situatën e krijuar.

banori2

Dhe më tej vijon të shpjegojë se si po shkelet ligji, pasi personi nuk ka asnjë dokument:

“Gjyshërit tanë u vranë për atë tokë, ndaj i thonë Ishtm. Edhe policët i kam shpëtuar atje nga mbytja. Ka 25 vite që na janë qepur për tokën anash lumit, edhe pse Komisioni ia dha fshatit. Bëjini këto, sikur t’ia çoni edhe ministrit këto që të na vijë atje në fshat, mirë bëni!”.

lushnje komisariati

Disa nga banorët kanë hyrë në komisariat ndërsa jo të gjithë kanë fletëthirrjet, por kanë ardhur të mbështesin njëri-tjetrin.

banoret lushnje1

Për këto toka mësohet gjithashtu se nuk ka as vendim dhe as dokumentacion për kalimin e tyre tek një tjetër individ juridik apo fizik.

lushnje banoret

Banorët e Imshtës shprehen të vendosur për të mos lejuar tjetërsimin e këtyre sipërfaqeve, të cilat, sipas tyre, janë shfrytëzuar prej dekadash nga komuniteti vendas.

policia banoret

Të Ngjashme