Aktuale

Fotoreporteri përfundon në spital/ U godit në dorë pasi molotovët u hodhën drejt vilës së ish-diktatorit Hoxha

Fotoreporti Malton Dibra ka përfunduar në spital, pasi është lënduar gjatë protestës së sotme të opozitës.

Sipas informacioneve, fotoreporteri ka pësuar lëndime në dorë, pasi i ka rënë molotovi.

Ai ka marrë trajtim mjekësor, lëndimeve që ka marrë.Malton Dibra momentin kur është lënduar ndodhej në zonën e ish-Bllokut dhe ka qenë momenti kur janë hedhur molotovë drejt Vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, molotovi është përplasur me një pemë dhe është kthyer pas duke i shkaktuar lëndime në dorë.

Të Ngjashme