Aktuale

FOTO+VIDEO/ Rama mbledh ministrat dhe krerët e institucioneve të varësisë në “Vilën 30”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim në Vilën 30 me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.

Takimi nisi në orën 09:00, ndërsa në orën 10:15 në të njëjtat ambiente mbërriti edhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.Po ashtu në takimin e thirrur nga kreu i Qeverisë ishte dhe Kryeadministratorja e Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, (AAPSK) Risena Xhaja.

Ky takim vjen dy ditë pas protestës së opozitës ndërsa sot po zhvillohet gjithashtu faza e intervistave për kandidatë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Komisioni i krijuar në Ministrinë e Brendshme, i përbërë nga zv/ministrja Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj, ka vlerësuar dosjet e kandidatëve.

Për këtë post kanë aplikuar 16 kandidatë, përfshirë dy gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit: Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj, të cilat u skualifikuan pas verifikimit paraprak.

Burime për “Ora news” bëjnë me dije se ka qenë një lloj retreat me ministrin e Brendshëm dhe të gjitha institucionet në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Të Ngjashme