Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Franca njeh shtetin e Palestinës – Macron: Paqja është e mundur

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar se Franca ka marrë vendimin për ta njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.

“Duke qëndruar besnike ndaj angazhimit të saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Afërt, kam vendosur që Franca ta njohë shtetin e Palestinës”, shkroi Macron në një postim në Facebook.

Ai tha se shpallja zyrtare e këtij vendimi do të bëhet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet në shtator.

Duke folur për situatën aktuale në Rripin e Gazës, Macron tha se është urgjente të ndalet konflikti dhe të mbrohen civilët: “Paqja është e mundur”.

Ai shtoi se është e domosdoshme të arrihet menjëherë një armëpushim, të lirohen të gjitha pengjet dhe të sigurohet ndihmë humanitare e madhe për popullsinë në Gaza.