Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Francë: Mbyllen afër 200 shkolla për shkak të temperaturave të larta

Një numër rekord alarmesh për nxehtësi janë shpallur në të gjithë Francën, ku 84 nga 96 rajonet kontinentale janë nën alarm portokalli, niveli i dytë më i lartë, duke e bërë këtë situatë të paparë, sipas Ministrisë së Klimës të Francës, Agnès Pannier-Runacher.

Temperaturat ekstreme po godasin edhe vende të tjera të Evropës jugore dhe lindore, përfshirë Spanjën, Portugalinë, Italinë, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në Spanjë dhe Portugali janë regjistruar ditët më të nxehta të qershorit në histori, me temperatura që shkuan deri në 46.6 gradë Celsius në disa zona.

Shërbimet emergjente mjekësore janë në gatishmëri dhe autoritetet rekomandojnë që njerëzit të qëndrojnë brenda sa më shumë që të jetë e mundur.

Në Francë, afër 200 shkolla janë mbyllur ose kanë pezulluar pjesërisht aktivitetet për shkak të valës së të nxehtit, e cila pritet të intensifikohet gjatë mesjavës.