Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

FSK dëshmon kapacitetet në ushtrimin ‘Golden Sabre 25’

 
   

orca e Sigurisë së Kosovës thotë se për herë të dytë brenda këtij viti kanë dëshmuar kapacitetet specialistike të Gardës Kombëtare në ushtrimin “Golden Sabre 25”, të organizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë.

Sipas FSK-së, pjesëmarrja e njësive specialistike në një ushtrim të këtij konteksti, përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në mes të KFOR-it, FSK-së, Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

“Angazhimi i FSK-së në këtë kontekst shumëkombësh, me kapacitetet specialistike të Gardës Kombëtare, përbën një dëshmi të qartë të avancimit të aftësive në realizimin e detyrave kyçe për ofrimin e Mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile( MUAC) në përputhje me standardet e NATO-s”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se aktiviteti mblodhi pjesëmarrës nga vende të ndryshme partnere dhe aleate, me qellim të, siç thuhet, rritjes së ndërveprueshmërisë dhe testimit të gatishmërisë dhe përgjigjes së koordinuar ndaj krizave, në një mjedis kompleks operacional.

“FSK vazhdon të thellojë angazhimin e saj në iniciativa të përbashkëta vendore dhe ndërkombëtare, duke u mbështetur në partneritet të qëndrueshëm dhe në vizionin e një vendi të sigurt, të integruar dhe të gatshëm për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin global”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për këtë ushtrim.