Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

FSK-ja pranon autoblinda të reja nga SHBA, Kurti: Ushtria jonë zhvillohet krah për krah me atë amerikane

 
   

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se sot është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe atasheu ushtarak i SHBA-ve në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw.

Kurti e cilësoi furnizimin si dëshmi të partneritetit të palëkundur me SHBA-të.

“Ky furnizim i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur me ShBA-të dhe gjithashtu edhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë”.

“Ushtria jonë do të vazhdojë të zhvillohet krah për krah me partnerin tonë strategjik, si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të shkollimit dhe doktrinës, e cila është e bazuar në atë të ushtrisë së SHBA-ve”, theksoi Kurti.