Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

FSK ngrit kapacitet e Xhenios Luftarake

 
   

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Xhenios Luftarake, është realizuar “Kursi Bazik për Xhenier Luftarak”.

Ai është mbajtur nga instruktorë nga Regjimenti i Xhenios i Gardës Kombëtare me mbështetjen e instruktorëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Komandës së Forcave Tokësore.

Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, kursantët u trajnuan në shkathtësitë themelore në fushën e Xhenios Luftarake si: fortifikimet fushore, fortifikimet e objekteve në luftë urbane, kalimin e pengesave ujore, vendosjen dhe çarjen e pengesave me eksploziv, si dhe kalimin e fushave të minuara.

“Kursi synoi rritjen e kapaciteteve operacionale të kursantëve në fushëbetejë”, thuhet në njoftim.