Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

FSK nis operacion në Ujman për kërkimin e trupit të mërgimtarit në veri, Maqedonci publikon pamje nga terreni

Njësitet e specializuara për zhytje dhe kërkim-shpëtim të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë angazhuar sot në mëngjes në operacionin për gjetjen e trupit të një mërgimtari të zhdukur në liqenin e Ujmanit, në Komunën e Zubin Potokut.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili theksoi se operacioni po zhvillohet në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe në bashkërendim me misionin e KFOR-it.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile.

Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe ti lehtësohet dhimbja familjes”, tha ai