Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

FSK përfundon trajnimin “Kursi i Avancuar për Lider”

 
   

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) u realizua “Kursi i Avancuar për Lider”, me qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, në funksion të udhëheqjes në nivel togu.

FSK njofton se trajnimi ka përfshirë module teorike dhe praktike, të strukturuara sipas standardeve të FSK-së për zhvillimin e liderëve ushtarakë.

“Ky kurs kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve udhëheqëse, forcimin e zinxhirit komandues dhe përmirësimin e gatishmërisë operacionale, në përputhje me standardet e FSK”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, paraqet një fazë të rëndësishme në rrugëtimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së, duke shërbyer si bazë për avancim dhe zhvillim të karrierës.