Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale edhe sot në ditën e njëzet e dy, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë për të shpalosur planprogramet për qeverisjen katërvjeçare në komuna.
Për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë 420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Sipas njoftimit, kjo është agjenda e partive politike për ditën e sotme:
Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit, Hajrulla Çeku, mban tubim në kryeqytet. (Shkolla “Dardania”, Prishtinë, 20:30)
Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor. (Shtëpia e Kulturës “Xhavit Haziri”, Obiliq, ora 19:00)
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me të rinjtë e të gjitha komunave. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi (Hotel “Emerald”, ora 12:00)
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Podujevës. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Restaurant “Artela”, ora 14:00)
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Shtërpcës. E pranishme do të jetë edhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.(Shkolla e Mesme “Kongresi i Manastirit”, Firajë, ora 16:00)
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Gjilanit. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Sheshi “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, ora 17:00)
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Vitisë. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Restaurant “Roza” (ish – Lindi, ora 18:30)
Agjenda e aktiviteteve të Lëvizjes Vetëvendosje
Kryeministri Kurti merr pjesë në aktivitetet që mbahen në Rahovec, Junik dhe Gjakovë.
12:30 – Tubim në Krushë të Madhe, në shkollën “Bajram Curri”, Rahovec.
13:10 – Vizitë në fabrikën Frigostar, Rahovec.
13:30 – Ecje përgjatë tregut të Gjelbër në Xërxë
14:00 – Ecjen përgjatë qendrës bashkë me aktivistë e përkrahës, Rahovec.
16:00 – Tubim me qytetarë në fshatin Skivjan, në shkollën fillore “Ukshin Miftari”, Gjakovë.
17:30 – Tubim me qytetarë të fshatrave të zonës “Reka e keqe” në fshatin Ponoshec, në restorantin “Tropoja”, Gjakovë
19:00- Tubim në Ortakoll, në shkollën “Abdyl Frasheri”, Gjakovë.
20:40 – Tubim në lagjen Dardania, shkolla “Dardania”, Prishtinë
20:45 – Tubim ne Pasjak, Artanë.
19:30 Tubim në Lismir, Fushë Kosovë.
19:00 – Tubim në fshatin Lubozhdë, Istog
20:00 – Tubim te Ura e gjakut në shkollen Skenderbeu, Mitrovicë.
18:00 – Tubim me vajza dhe gra, Pejë.
																									 
														 
																													 
													 

