1
Një pemë është rrëzuar në Prishtinë si pasojë e motit të lig, në afërsi të Radio Televizionit të Kosovës, duke shkaktuar panik dhe dëme të vogla materiale. Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, ka konfirmuar se situata është nën kontroll, ndërsa ekipet kanë dalë menjëherë në vendngjarje.
“Si pasojë e motit të lig, para një ore është rrëzuar ky dru që po e shihni. Dëmet materiale janë shumë të vogla, një veturë është dëmtuar vetëm pak. Zjarrfikësit e kanë kryer punën e tyre, ndërsa ekipet tjera do të merren me pastrimin dhe largimin e shtyllës. Rruga për sot do të mbetet e mbyllur”, tha Fushtica.
MGID Paragrafi 2
Ai shtoi se pema ka përbërë rrezik për qytetarët që kalojnë përditë në atë zonë.
“Patjetër që ka pasur rrezik për kalimtarët, por për fat të mirë nuk ka të lënduar. Ne kryejmë inspektime të drunjve në qytet dhe vendosim se cilët prej tyre duhet të largohen”, ka thënë ai.
Moneytizer Paragrafi 4
Artikull i sponzorizuar