Lajme

Gacaferi kritikon gjashtë deputetët e LDK-së: Autogoli më spektakolar i pasluftës

Anëtari i Listës Guxo, Luan Gacaferi, ka kritikuar gjashtë deputetët e LDK-së pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës.

Gacaferi iu drejtua deputetes Hykmete Bajrami, duke thënë se ajo kishte gabuar dhe se veprimet e gjashtë deputetëve e kanë dëmtuar, sipas tij, LDK-në.

Ai e cilësoi vendimin e tyre si “autogolin më spektakolar në historinë politike të pasluftës”, ndërsa u uroi atyre “fundin politik”, duke shtuar se në aspektin njerëzor u dëshiron shëndet dhe të mira në jetë.

Postimi i plotë:

Ti na ke thënë se gjallë këta 6 deputet të LDK’së 2 nuk do ja japin kurr presidentin LDK’së 1

Zonja Bajrami, keni gabuar shumë, keni vepruar shumë keq, e keni dëmtuar në mënyrë të pa riparueshme partinë e juaj LDK’në!

Koha do ta tregoi se veprimi i juaj 6 deputetëve ka qenë autogoli ma spektakular në historinë politike të pas luftës!

Ju ja keni kafshuar dorën atij qe ju ushqen e në këtë rast ja keni kafshuar dorën LDK’së që ju ushqen!

Politikisht jua uroj fundin e juaj, kurse në aspektin individual e njerzor ju uroi shëndet dhe gjithë të mirat në jetë!

Të Ngjashme