Në një reagim të fuqishëm, Luan Gacaferi ngre pyetje mbi mungesën e disa figurave të njohura të OVL-UÇK dhe PDK-së gjatë përkujtimit të Betejës së Koshareve.
Ai shpreh habinë e tij që shumë prej atyre që përfaqësojnë organizatat dhe strukturat udhëheqëse politike nuk ishin prezent në një vend që konsiderohet simbol i rezistencës dhe trimërisë shqiptare, përcjell “Bota sot”.
Pyetjet e tij ngrihen mbi legjitimitetin dhe kujtesën historike: a përfaqësojnë këto organizata vërtet ata që kanë qenë në vijën e parë të frontit, apo thjesht ata që kanë qëndruar larg betejës?
Shkrimi i plotë
Më bëri përshtypje qe askush nga këta “Gucatat” e OVL – UÇK nuk ishte në Koshare!!!! Ose kjo organizatë përfaqëson vetëm ata që kanë qenë larg vijave të frontit, e jo ata qe kanë qenë në vijën e parë të frontit!!!!
Apo ndoshta unë si kam parë!
Bile as kryetarin e PDK’së, apo dikë nga strukturat udhëheqëse të PDK’së nuk i pash në Koshare!!!! Apo ndoshta unë si kam parë!
Apo këta trimat që e çanë kufirin shqiptaro – shqiptar, të vendosur nga regjimet komuniste, nuk ishin UÇK????
Apo ndoshta dikush është mërzitur qe në Koshare këta burra e gra larguan gurin e kufirit të vendosur dikur me dhunë mes shqiptarve!!!!!
Apo dikujt i ka penguar qe ne Koshare, vërtet është luftuar me ushtarë të vërtet e një luftë e betejë e vërtet!!!
