Lajme

Gani Neziri veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare

Gani Neziri u lind, më 07/ 08/ 1958, në fshatin Sllatinë e Poshtme-Viti, ai shkollën fillore e filloi në fshatin e lindjes ndërsa e përfundoi në fshatin Sllatinë e Epërme.

Ganiu rrjedh nga një familje me taban kombëtar, ai që në moshën e hershme kishte zgjim kombëtar për dashurinë ndaj atdheut, meqë vëllai i madh i Ganiut, Fehmiu ishte për disa vite më i moshuar, Fehmiu ishte pjesëmarrës i demonstratave, për avansimin kushtetues të Kosovës, në vitit 1968. Vëllai i madh i Ganiut, Fehmiu në atë kohë ishte nxënës i shkollës së mesme në Ferizaj, ai i rrëfente babait të tij për këto ngjarje, i tregonte se në demonstrata dikush i kishte dhën dy libra të cilat ishin të botuara në Tiranë, të cilat i kishte sjellë në shtëpi, që i shfletonin me rend familja, duke i ndjerë në shpirt këto libra si diçka hyjnore.

Ndjenja kombëtare në familjen Neziri kryesisht ishte e shtuar nga babai i tyre Hilmiu, i cili fëmijëve të tyre, duke i shitur prodhimet bujqësore iu blente përveqë librave shkollore, edhe kompletin e librave të shkrimtarëve shqiptarë, si ato të shkrimtarit Sterio Spases e libra të tjera.

Rrëfen Ganiu: „E mbaj mend mirë se kërkesa vinte nga profesori i vëllaut Ali Lubishtani.

Baba me Fehmiun gjithmonë flisnin veçse për shkollën, për librat dhe për Shqipërinë. Ndërkaq, Muhabiu dhe unë i dëgjonim me vëmendje të përkushtuar“. Ganiu tregon se si nxënës i klasve të ulta në shkollë fillore kishte shkruar një poezi, e cila ishte pa titull.

Shumë e dua Shqipninë,

se shumë e don Baba im!

E du shumë Enver Hoxhën,

se edhe ai e do Kosovën!

Ganiu në vitin 1973 ishte regjistruar në Shkollën e Mesme të Gjeodezisë në Gjakovë.

Në vitin 1975, në moshën 17 vjeç e tre muaj, për herë të parë Ganiu ishte arrestuar nga organet e sigurimit të shtetit SPB-UDB-ja në Gjakovë, por përveç bisedës informative tërditore nuk e kishin burgosur.

Në qershorin e vitit 1977 atdhetari Gani Neziri e kishte kryer Shkollën e Mesme profesionale të Gjeodezisë në Gjakovë, ai në qershor 1978 ishte punësuar në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, në Komunën e Kamenicës (tani Dardanë), ku kishte punuar deri më 17 janar 1980, (19 muaj punë).

Më 18 janar 1980, Ganiu kishte vazhduar punën në KBI, Fabrika e Vajit në Ferizaj, deri më 25 nëntor të vitit 1981 kur edhe ishte arrestuar nga organet e shtetit jugosllav për të dytën herë.

Më 11 shtator 1981, „mendoj se ishte dita e premte“, citonte Ganiu: „Kur me Tahir Lubishtanin dhe Tefik Islam Hoxhën kemi shkruar parullën “KOSOVA REPUBLIKË” në rrugën Viti-Gërlicë, aty afër hyrjes në rrugën për Begracë. Kovat me ngjyrë, brushën dhe dorëzat i kemi hedhur andej rrugës nga ana e Begracës. Pastaj kemi ecur në çorape mbi 100 metra për t’i mbathur patikat“.

Më 2 tetor 1981, e premte, rrëfen Ganiu: „sërish me Tahirin dhe Tefikun kemi shkruar parullën ‘‘KOSOVA REPUBLIKË‘‘në rrugën Gjilan-Ferizaj, më konkretisht, zgjodhëm pjerrtësinë e rrugës në mes të fshatit Mirosalë dhe Sojevë. Kovat me ngjyrë, brushën dhe dorëzat i kemi hedhur larg andej rrugës nga ana e Mirosalës për të humbur gjurmët tona. Pastaj kemi ecur sërish në çorape mbi 100 metra për t’i mbathur patikat që i kishim lënë mbrapa“.

Më 25 nëntor 1981, rrëfen Ganiu: Jemi arrestuar përnjëherësh tre vëllezërit: Fehmiu, Muhabiu dhe unë. Fehmiu punonte si profesor i lëndës së Historisë, Muhabiu ato ditë ishte në përfundim të Fakultetit Filozofik Dega e Historisë. Ndërkaq unë punoja si Gjeodet në Ferizaj.

Në arrestimin e tre vëllezërve morën pjesë 33 milicë të uniformuar dhe katër inspektor civil të sigurimit të shtetit, ata ishin: Refik Thaçi, Ismet Kastrati dhe Vidra Kovani nga Kamenica dhe Feti Shota nga Gjilani.

Në burgun e Gjilanit për tetë muaj Ganiu iu nënshtrova hetimeve të përcjellura me tortura fizike e psikike të rënda, të ushtruara nga UDB–ashët shqiptarë: Refik Thaçi, Minir Krasniqi, Ali Vllasi (vëllai i Azem Vllasit), Daut Morina, Ramadan Sermagjaj, të gjithë këta nga Kamenica. Pastaj, Sadik Hajrullahu e Ramadan Syla nga Vitia, si dhe Sinan Rexhepi nga Zhegra e Gjilanit.

Veprimtari i herëshëm i çështjes kombëtare Gani Neziri rrëfen: „Më 21 korrik 1982, Gjykata e Qarkut në Gjilan anulojë gjykimin e paralajmëruar me Ftesë pasi kuptojë se unë nuk kisha pranuar për bisedë avokatin Bajram Kelmendi, i njohur në Kosovë për zotësi të lartë profesionale dhe njëkohësisht si kasap i korruptimit të gjyqtarëve e prokurorëve serboshqiptarë në kurriz të familjarëve të ish të burgosurve shqiptar, sidomos nga ata që ndiqeshin për aktivitet politik kundër shtetit“.

Në dhjetorin e vitit 1982 data e gjykimit pas hetimeve dhe torturave të shumë të përsëritshme, Gjykata e Qarkut e Gjilanit e dënojë Ganiun me 15 muaj burg të rëndë.

Më 25 shkurt të vitit 1983, rrëfen atdhetari Gani Neziri: „Unë u lirova nga burgu i vogël në Gjilan, si që thonte baca Adem Demaçi, për t’u kthyer në burgun e madh kombëtarë, të quajtur Kosovë e pushtuar nga organet e dhunshme të pushtetit serb“.

Tani, pushteti serb ndërroj formën e ndjekjes ndaj familjes Neziri, duke vënë në veprim trysni në forma të ndryshme për të detyruar varësinë tonë ekonomike. Madje, edhe pengesa administrative për vetpunësim familjarë.

Megjithatë, pas të gjitha pengesave që na vinin nga pushteti serb e poashtu edhe nga të padijshmit e rrethit ku jetonim, ne vazhduam aktivitetin politik atdhetarë me të gjithë shokët e vjetër nga rrethi ynë, siç ishin; Nexhmedin Arifi, Hajriz Mjaku, Nazim Azemi, Shyqeri Gjinolli, Vahedin Azemi, Fahrush Mjaku, Tahir Lubishtani, Hysen Demelezi, Sami Arifi, Xhelal Hoxha, Çazim e Selim Frangu, Muhabi e Gani Neziri e shumë të tjerë në këtë varg…

Më 07 gusht 1988 me këshillën e veprimtarit Nazmi Hoxha nga Cernica, të cilin e kisha shok burgu, krijuam bërthamën e vogël ilegale të LPRK-së në Sllatinë bashkë me Nazim Azemin, Shyqeri Gjinollin, Tahir Lubishtanin dhe Gani Neziri. Kjo, me pretendimin që secili nga ne të rriste numrin e celulave të veta. Detyrimisht më duhet të shtoj se, Tefik Islam Hoxha ishte pjesë e të gjitha udhëtimeve të mia të natës.

Në fund të dhjetorit 1989, kur u regjistrua edhe zyrtarisht Lidhja Demokratike e Kosovës, e menduam se do të ishte mirë që t’i bashkohemi edhe grupimi ynë kësaj lëvizje legale që vepron e lirë nga shteti. Kështu, jo veçse që do të jemi më të lirë në aktivitetet tona, por mbi të gjitha, LDK-në legale do ta kemi si adresë publike politike. Prandaj, bashkë me Tahir Lubishtanin u ngutëm që të shkojmë në selinë e LDK-së te Shoqata e Shkrimtarëve në Prishtinë për të marrë udhëzime për aktivitet tani legal edhe në komunën e Vitisë.

Aty kemi marrë fletëanëtarësimet e para të LDK-së për Komunën e Vitisë, gjithësej 240 copë, nga anëtari i Kryesisë Mehmet Kraja. Fillimisht i sollëm në Sllatinë në shtëpinë e Shyqeri Gjinollit. Shyqa i morri 50 fletë anëtarësime për Sllatinë të Epërme. Pastaj në Sllatinë të Poshtme i kemi shtuar edhe shumë të tjera duke i shtypur me makinat e tyre të shtypit studenti i mjekësisë Hysen Demelezi (tani Dr.Pediatër specialist në Ferizaj), dhe nxënësi Selami Neziri, i cili pas dhjetë vitesh, më 1999, në luftën çlirimtare emrohet Komandant Brigade i UÇK-së brenda ZOK-ut.

Pra, kështu si po shihet, grupimi ynë i vogël ilegal kemi vepruar njëkohësisht edhe në vijë legale brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës deri në prag të Luftës Çlirimtare.

Diku në muajin shkurt 1990 krijuam edhe lidhjen e re me LPRK-në nëpërmjet ish të burgosurës politike Kadrie Gashi nga Shtimja. Ajo, na vuri në kontakt me Azem Sylën nga Kishnareka e Drenasit si njëri nga udhëheqësit e lartë të LPRK-së, i cili, siç edhe u pa, pas nëntë vitesh emërohet Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Në natën ndërmjet 03 dhe 04 tetorit të vitit 1991 kemi marrë pjesë në mbledhjen e tretë të Këshillit të Përgjithshëm të LPRK-LPK-së me ftesë nga vet Azem Syla, si përfaqësues i komunës së Vitisë. Mbledhje e organizuar në fshatin Ujmir të Klinës, me përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare në ish Jugosllavi. Para se të hyja në konak, edhepse ishte natë-terr, fare pa pritur e pashë rojen e armatosur në këndin e konakut. Nuk mund ta fshehi emocionin tim të parë, rrëfen veprimtari i hershëm, Gani Neziri.

Emocioni i dytë ishte se, për herë të parë dëgjova të flitej për nevojën e organizimit ushtarak si formë e vetme për çlirimin e Kosovës. Thente tehun e mbledhjeve maratonë të së premteve të pambarim me logjikën ‘’të rrijmë urtë ‘’ që t’mos provokojmë situatën politike. Kjo, duke u thirrur në Gandin, por duke mos e ditur në të vërtetë se Gandi kishte thënë pak më ndryshe se ajo çfarë trumbetohej.

Në këtë mbledhje, u ndërrua edhe emri i LPRK-së në LPK. Kjo, mbi bazën e asaj se LPRK njohu vendimin e Kuvendit të Kosovës të vitit 1989 që kishte shpallur Republikën.

Kjo mbledhje historike është mbajtur në konakun e Sadri Ukë Shalës.

Meqense shumë nga ish krerët e lëvizjes ilegale këtu në Anamoravë u radhitën në krahun e LDK-së, prezenca e grupimit tonë të vogël LPK-ist gjithësesi që binte nën hijen e tyre. Madje, mund të them se nuk shiheshim fare. Sidoqoftë, ne ndjeheshim LPK-ist, edhepse në kuptimin zyrtar kryenim detyrat edhe të LDK-së si adresë kamuflimi e jona që të mos binim pre e hyzmeqarëve të UDB-së, rrëfen Gani Neziri.

Më 10 qershor 1998 Ganiu i është bashkuar radhëve të UÇK-së nën komandën e Selami Nezirit-(Agron Hoxha), që vinte nga radhët e LKÇK-së.

Pranova të futem nën komandën e Tij mbi bazën e marrëveshjes që kishte lidhur UÇK me LKÇK-në më datën 10 maj të vitit 1998. Mandje, edhe për faktin se nuk e dija pse LPK ende nuk kishte lëshuar urdhëresë që të filloj organizimi luftarak edhe në Anamoravë. Sado që, kishte disa ditë më heret që Ganiu kishte biseduar me Abdyl Bajramin rreth nevojes së organizimit të luftës edhe në Komunën tonë. E poashtu, kishte biseduar edhe me Ekrem Qerimin rreth nevojes urgjente për organizim. Madje, me veturën e tij kishim vizituar disa fshatra të komunës për të vlerësuar pozicionet më të mundëshme të stacionimit të guerileve të para.

Aktivitetit për organizimin e luftës çlirimtare nën udhëheqjen e UÇK-së familja Neziri iu bashkua komplet, secili në formën e vet. Vëllezërit që ishim këtu, citon Ganiu, u bëmë pjesë aktive e luftës. Tre me armët në dorë dhe dy në shërbim të logjistikës së përditshme.

Ndërkaq detyrën e postierit të ilegales e kryenin tre voglush të besuar, që në fakt ishin nipër të anëtarëve të Shtabit të Brigadës. Liridoni ishte nip i Kom. Agronit, Afrimi ishte nip i zv.Kom. Abdyl Bajramit, Afrim Qerimi ishte kusheriri i Ekrem Qerimit dhe Arbeni ishte nip i Milaim Sylejmanit.

Ganiu citon, mendon se nuk e teprojë aspak kur them të vërtetën se, në aktivitetin e gjërë në dobi të luftëtarëve të lirisë ishte e angazhuar edhe nëna jonë me gratë tona duke përgaditur ushqimin dhe pastruar rrobat për çdo grup bashkëluftëtarësh që vinin nga zonat tjera të luftës e që kalonin nëpërmjet shtëpisë tonë.

Është e ndershme të theksoj para lexuesëve, rrëfen Ganiu, se në fillesën e organizimit ilegal kam mësuar shumë nga dija ilegaliste e Abdyl Bajramit, pa të cilin do t’mund të bëja shumë gabime. Ndërkaq, nga Ekrem Qerimi kam përfituar kurajon e guximit për veprim gueril.

Nga gushti i vitit 1998 e deri më 25 shkurt të vitit 1999, kam kryer detyrën e ‘’Shefit të Shërbimit Informativ Ushtarak’’ në Shtabin Operativ Komunal të UÇK-së për Komunën e Vitisë. Në shumicën e rrugëtimeve të mija isha nën sigurinë e plotë të Gëzim Pallës dhe Fatmir Bajramit nga Vërbani, të cilët m’i kishte ofruar Abdyli.

Ndërkaq, me rastin e transformimit të Shtabit Komunal të Vitisë në Shtab të Brigadës 173 ”Gursel dhe Bajram Sylejmani”, jam emëruar ‘’Shef i Sektorit për Zbulim–Kundërzbulim ZKZ, (G2) deri në përfundimin e luftës, kur edhe pushuan arsyet për vazhdimin e kësaj detyre të cilën e kam kryer me plot përkushtim duke u konsultuar për çdo gjë me literaturë profesionale.

Intervista shterruese u realizuar nga artikullshkruesi, me Gani Nezirin (1958), fshati Sllatinë e Poshtme, më 17/ 03/ 2026.

Të Ngjashme