Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gani Qarri shpërthen ndaj LDK-së: “Një grupim rrugaçësh e manipulatorësh”

 
   

Analisti politik Gani Qarri ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e quajtur udhëheqjen aktuale “një grupim rrugaçësh, manipulatorësh e kriminelësh”.

Në postimin e tij, Qarri akuzon strukturat aktuale të partisë se po përdorin dhunë, manipulime dhe tradhti ndaj qytetarëve të Kosovës. Ai i kërkon fund, siç e quan, “dhunës së langaraqëve të vetëquajtur LDK”.

Postimi i Qarrit:

Një grupim i rrezikshëm rrugaçësh, manipulatorësh e kriminelësh, që në emër të ish LDK-s, së Dr. Ibrahim Rugovës, i kanë dhënë vetes për mision; rrahjet, vjedhjen e votave dhe tradhtinë e hapur ndaj Shtetit dhe popullit të Kosovës, maskarenj dhe gangsterë të çmendur të cilët pas luftës me karrige ndërmjet veti, nën udhëheqjen e Lubomirit-bursistit të SOROSI-t, kanë filluar ti rrahin njerëzit edhe në Rrugë. STOP dhunës së langaraqëve të vetëquajtur-“ldk”!!!