Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gara zgjedhore në Gjilan/ 95 për qind të votave të numëruara, ky është rezultati

 
   

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit në Gjilan, kanë mbetur edhe shtatë vendvotime të paprocesuara nga 146 sosh sa ka Gjilani. Në total janë numëruar 95,21% e votave.

Nga votat e diasporës Alban Hyseni i LVV-së ka marrë 51.77%, ndërsa Arbër Ismajli i LDK-së 36.32%.

Por deri më tani kjo është e pamjaftueshme për Alban Hysenin të fitojë pa balotazh, kur kanë mbetur edhe votat e shtatë vendvotimeve.

Nga rezultatet e deritanishme, Alban Hyseni ka 49.82% të votave, ndërsa Arbër Ismajli 34.30 sosh.