Aktuale

Garda nuk e lejoi të hynte në takim me Ramën? Reagon Braçe

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar përmes një video mesazh në “Facebook” lidhur me raportimet se ai nuk është lejua nga garda në takimin e Asamblesë së Partisë Socialiste në njësinë nr. 7 në Tiranë.

Braçe ka theksuar se nuk ka patur asnjë incident ndërsa shtoi se edhe kolegë të tij kishin shkuar në takim me vonesë pasi ishte njoftuar orari ndryshe. Ai tha se kishte shkuar 10 minuta para orarit që i ishte njoftuar por përshkak se ishte takimi në orar tjetër ai dhe kolegët e tij ishin jashtë.

Braçe sqaroi se garda i ka lejuar të futen në takim por nuk u fut pasi sipas tij nuk i bën karshillëk partisë së tij.

“NUK KA PATUR ASNJE INCIDENT! DYERT ISHIN HAPUR; NUK HYRA UNË DHE NUK HYRA SE MU DUK QË DO I BEJA KARSHILLËK PARTISË SIME! Dhe unë nuk jam ky, nuk i kam bërë kurrë karshillëk partisë sime!

Ndërkohe, unë nuk e kam jam e nuk e kam bere kurrë këtë lloj politike-karshillëk, konflikt, sherr, fyerje, shpërfillje, relativizim, nënvlerësim, shifje, thashetheme ne xhiro, merr llafe brenda e nxirri jashtë, fantazo për çfarë ndodh brenda e nxirre jashtë si te vërtete etj! E NEVERIS KETE POLITIKE! Por nuk i ve faj MEDIAS, por te njëjtëve ne PS qe shpërndajnë këto lajme!

POOO, PREJ NJË JETE KAM BËRË ATE POLITIKËN TJETËR QË ËSHTË SHËRBIM PUBLIK, QË KA NË QENDËR NJEREZIT DHE SHËRBIMIN KONKRET PER TA!”, shkruan Braçe.

Të Ngjashme