Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se është e përgatitur për “shkatërrimin e plotë të infrastrukturës ushtarake dhe ekonomike të rajonit”.
Deklarata u bë nëpërmjet televizionit shtetëror iranian, e cituar nga AP.
“Keqësia dhe mashtrimi i vazhdueshëm nga Shtetet e Bashkuara në rajon do të ketë koston e shkatërrimit të plotë të infrastrukturës ushtarake dhe ekonomike të rajonit”, thuhet në të.
Ai pretendon, pa ofruar prova, se ushtria amerikane po përdorte “objekte civile … si mbulesë”.
