Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Politik

Gashi i Guxo: Vota e mërgatës është krejt gjaku jonë

 
   

Blerim Gashi, deputet i zgjedhur nga radhët e Partisë GUXO ka folur sot në lidhje me votën e mërgatës, duke thënë se është e drejtë qytetare.

Ai në emisionin “DPT te Fidani” është shprehur se “vota e mërgatës është krejt gjaku jonë”.

“Është e drejtë qytetare, a je qytetar i Republikës së Kosovës. Diaspora, mërgata është e mirë kur na ndihmon, edhe para luftës, edhe gjatë luftës edhe pas luftës, edhe të zhvillu edhe me të ndihmu, ka plot që e kontestojnë, veç kur vjen kur puna “pse s’po na voton” e tash e nxjerrim mërgatën që atje dikushi që është ai vllau i leqitun, mërgata, ai vëllai e motra që e kemi lënë atje, e veç kur kemi nevojë me na çu pare, kemi qejf me u pa, nuk shkon ashtu”.

“Nuk ka kuptim, duhet me iu tregu kundërshtarëve të mi politik që kjo lloj ndarje është e dëmshme, sepse është e panatyrshme, nuk mundesh me ia heq zemrën vetes. Vota e mërgatës është krejt gjaku jonë, kjo është legjitimin edhe vulosje e vullnetit përnime”, u shpreh ai.